-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rahovec: Djali bashkë me nusen maltretojnë nënën e moshuar, 70-vjeçarja thotë se u godit me mjet metali

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Me dhunë të vazhdueshme dyshohet se është përballur edhe një grua e moshuar në Rahovec, e cila ka denoncuar djalin dhe renë e saj në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 70-vjeçarja ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht disa herë më parë, por që rasti i fundit ka ndodhur vetëm para pak ditësh duke e goditur atë me një mjet të hekurit.

Ajo është ankuar edhe për bashkëshorten e të birit, për të cilën thotë se përmes mesazheve e ka kërcënuar se do ta dëbojnë nga shtëpia.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe për shkak se nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e djalit, është dërguar te vajza e saj.

Ndërkohë njësitë policore kanë arrestuar dy të dyshuarit dhe të njëjtit i kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’ dhe 50-vjeçari është dërguar në mbajtje, ndërsa bashkëshortja e tij do të hetohet në liri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img