0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ragip Xhaka me letër emocionuese: Shqiptarët na kthyen 20 mijë fish gëzimin e shqiponjës

Ragip Xhaka ka reaguar përmes një letre publike, ku ka sqaruar festën e djalit të tij, Granit Xhakës, me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Ai ka shkruar se festa e Granitit nuk ishte provokim politik, por simbol që i identifikon shqiptarët.

Në këtë letër publike, ai falënderoi popullin shqiptar për iniciativën për të mbledhur paratë, duke thënë që ky gjest, jo për shumën financiare, por për kuptimin e thellë, ka kthyer 20 mijë fish gëzimin që siç tha ai Graniti e Xherdan Shaqiri atë natë.

Letra e plotë e Ragip Xhakës:

“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.

“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.

“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.

“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.

“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img