-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rafuna: Kosova po vuan për strategji të remitencave, 80% e diasporës investojnë në patundshmëri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova ende po vuan për një strategji të mirë të orientimit të remitancave të diasporës.

Rafuna tha se 80 për qind e investimeve të diasporës në Kosovë shpenzohen për patundshmëri teksa shtoi se një strategji e tillë, do t’i riorientonte remitancat e tyre në projekte që stimulojnë zhvillimin ekonomik me kthim të mirë investimi për diasporën.

“Ende jemi duke vuajt për një plan ose një strategji të mirë të orientimit të remitancave të diasporës. Në qoftë se i sheh raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e sheh që mundemi me u shpreh lirisht që mbi 80% të investimeve të diasporës shkojnë në patundshmëri, në banesa, shpija, toka, kështu që edhe këtu po them sikurse te prodhimi, është eksporti”.

“Edhe këtu duhet sa më urgjent me u hartu një strategji që e ndihmon diasporën tonë se ku me i riorientu remitancat. Nevojitet një strategji e mirë që i ndihmon diasporës tonë që me invenstu në projekte të mira të zhvillimit ekonomik të vendit por edhe në kthim të mirë për diasporën tonë. Propozimet duhet të vijnë prej institucioneve të vendit, por ka lloj-lloj modeli, lloj-lloj mundësie, vetëm është çështja tani se ku qeveria jonë e sheh që është më e dobishme”.

Kreu i OEK-ut po ashtu ka insistuar që të krijohen kushte më të mira për prodhime vendore, pasi sipas tij, bizneset gjithmonë kanë kërkesa.

“Ne si Odë Ekonomike insistojmë që të kemi sa më shumë prodhim dhe të gjitha kërkesat tona ndaj të gjitha institucioneve të vendit është që të kemi sa më shumë prodhim dhe sa më shumë eksporte që të kemi sa ma pak importe të mallrave nga vende të tjera dhe sjelljes së parasë së gatshme jashtë Kosovës”, tha ai.

E si partnerët më të mëdhenj për eksportim, Rafuna thotë se janë vendet e rajonit e më pas partnerët evropian, zakonisht ku është e rritur diaspora.

“Partnerët më të mëdhenj për momentin i kemi partnerët këtu në rajon dhe më pas vijnë partnerët në Evropë siç janë Gjermania, Zvicra, Austria, zakonisht ku është e rritur diaspora jonë”./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img