1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryetarit të Bordit Menaxhues të Forumit Investues të Ballkanit Perëndimor, të martën është pritur nga Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, me të cilin bisedoi për shtimin e bashkëpunimit ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rafuna theksoi se takimi me komisionarin Várhelyi ishte mundësi e mirë për të theksuar nevojën për bashkëpunim në mes të bizneseve të Ballkanit Perëndimor me ato në BE-në dhe se kompanitë e rajonit duan të jenë më prezentë në tregun e BE-së, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi marrë mbështetje të plotë dhe shumë pozitive nga Komisioneri, jo vetëm për Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor, por edhe për sektorin privat, në mënyrë që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen plotësisht dhe sektori privat të përfitojë sa më shumë”, u shpreh kryetari Rafuna.

Në këtë takim, Kryetari Rafuna ishte i shoqëruar nga Zëvendës-kryetari i Bordit Menaxhues të Forumit Investues të Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë edhe Kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img