Site icon PrishtinaPress

Radojiçiq e Dodik në Batajnicë, Peci: Maskaradë e dështuar e idesë “Serbi e madhe”

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka komentuar prezencën e përfaqësuesve të Listës Serbe, Milan Radojiçiqit dhe Millorad Dodik-ut me rastin e prezantimit të kapaciteteve të ushtrisë serbe në Aeroportin e Batajnicës.

Peci përmes një statusi në Facebook ka thënë se krejt kjo është një maskaradë e idesë së “Serbisë së madhe”.

Sipas tij, këto ide të tilla kanë dështuar kaherë, edhe kur Serbia ishte ushtarakisht më e fortë se që është tani.

“Beogradi paska zgjedhur sot që në prezantimin e kapaciteteve të ushtrisë së Serbisë të ftoj Dodikun e Republikës Serbe dhe Listën Serbe. Mirëpo, krejt kjo në fund të fundit është një maskaradë e idesë së ‘botës serbe’ apo Serbisë së madhe, e cila në kohen e Millosheviqit dështoi edhe pse ishte shumë herë më e fuqishme ushtarakisht se sa tani në raport më fqinjët e saj. Këtë besoj se e ka kuptuar edhe populli serb, i cili e di fort mirë se ushtria serbe nuk mund ta kalojë asnjë metër përtej kufijve të Serbisë”, ka shkruar ai.

 

 

Exit mobile version