-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Radojçiq para dy muajsh në takim me ministrin e Kurtit, Presidenca publikon pamjet

Presidenca e Kosovës ka publikuar fotografi të kriminelin, Milan Radojçiq në një tubim në Rashkë në tetor të këtij viti, bashkë me Listën Serbe dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Milan Radojçiq në raportin e fundit të Departamentit Amerikanë të Thesarit është futu në listën e zezë të grupeve kriminale.

Këshilltari i Osmanit, Blerim Vela, teksa ka publikuar këto fotografi të Radojçiqit në tubimin e Vuçiqit, ka thënë se ai është instrument i regjimit të Vuçiqit për të kryer aktivitete kriminale.

“Radoiçiq, kreu i grupit kriminal në veri të Kosovës, është instrument i regjimit të Vuçiqit të Serbisë për të kryer aktivitete kriminale, politike dhe destabilizuese në Kosovë”, ka shkruar Vela.

Aty shihet edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq.

Prezenca e Radojçiq në takimin me Vuçiq kishte ndodhur pikërisht në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img