1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, lirohet nga detyra Gazmen Salijeviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 25 majit ka emëruar Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Me këtë rast, ai e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndërkaq, gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.

Ndryshe, Nenad Rashiq është emëruar ministër për komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, më një dhjetor.

Kjo pas dorëheqjes së ish-ministrit Goran Rakiq. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, më 5 nëntor, Lista Serbe vendosi që t’i largojë të gjithë serbët nga institucionet qendrore dhe ato lokale.

Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, pasi shpalli dorëheqjen nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, tha se largimi nga institucionet vjen pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img