Site icon PrishtinaPress

Racizëm në Big Brother VIP Kosova, banorët përdorin gjuhë fyese ndaj minoriteteve

Banorët e spektaklit Big Brother VIP Kosova janë tashmë në qendër të vëmendjes së mediave për debatet dhe ngjarjet që zhvillohen aty.

Duke qenë të vëzhguar 24 orë në 24 nga kamerat, ata rrezikojnë që edhe për gabimin e tyre më të vogël të gjykohen nga publiku.

Një gjë e tillë ka ndodhur me banoren Xhuli Nura, e cila në një moment e sipër gjatë vallëzimit në shtëpi ka përdor një fjalor të papërshtatshëm dhe racist.

Teksa kërcente ajo ka thënë fjalën “maxhupe”, e cila në zhargonin popullor njihet si term ofendues ndaj minoriteteve romë, ashkali dhe egjiptianë.

Videoja është bërë virale në rrjetin social TikTok, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar si të paprecedentë gjuhën e përdorur nga Xhuli.

Lidhur me rastin në fjalë, prezantuesi i spektakli Alaudin Hamiti në fund të mbrëmjes të së hënës kërkoi falje para telespektatorëve për shprehjet raciste që janë përdorur nga banorët brenda në shtëpi.

Exit mobile version