7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Raci për bisedën Kusari-Lila – Radoiçiq: S’ka diçka të re, është pjesë e bisedës së publikuar vitin e kaluar

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se audio-incizimi i publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës dhe tash terroristit Millan Radoiçiqit.

Raci tha se ky audio-inicim i publikuar nga “Nacionale” i është dukur se është pjesë e bisedës së publikuar vitin e kaluar, pasi sipas tij, ish-shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiqi, ia kaloi telefonin Radoiçiqit.

“Pra në takim ku ka qenë ish-shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe. I bie se nuk ka diçka të re, është diçka që është lëshuar vjet një pjesë dhe tash u lëshua pjesa e dytë, që për mua ishte shumë interesant se pse u lëshua menjëherë pas dështimit të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës”.

“Menjëherë pas dështimit të shkuarjes së vendit në zgjedhje, u lëshua një gjë e tillë, natyrisht për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk është diçka e re, është pjesë e bisedës që ka qenë vitin e kaluar në mes dy shefave të grupit parlamentar”, tha Raci në Rubikon.

Më tej, ai u shpreh i befasuar se si në Kosovë ende s’ka një debat se pse Radoiçiqi s’ka aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Unë po befasohem se qysh në këtë vend ende nuk e kemi një debat se pse ky njeri [Radoiçiqi] s’ka aktakuzë. Unë nuk po e arsyetoj bisedën e cila ka ndodhur, por unë po bëjë disa pyetje legjitime”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img