-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Raci: Nuk besoj se do ketë sanksione shtesë për Kosovën

Analisti Gazmir Raci, ka komentuar fjalimin vjetor te presidentit francez, Emmanuel Macron në fillim të kësaj sezone vjeshtore, në të cilin përmendi edhe Kosovën.

”Presidentit Macron ka folur shumë ma rëndësishëm se sa çështja e sanksioneve”.

”Ai ka folur për çështjen e Evropës për komunitetin politik evropian si një mekanizëm i ri që po krijohet në kuadër të Evropës dhe po ashtu pak a shumë ka folur edhe për idenë që edhe vet presidenti i Këshillit Evropian e ka lancuar ndoshta për mundësinë e zgjerimit të BE-së në 2030 dhe duket se brenda Bashkimit Evropian në këtë sezon të re politike ka një dinamikë të re”.

Ai gjithashtu shtoi në Rubikon të Klan Kosovës, se Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë sfidues.

”Për shkak të Rusisë dhe natyrisht ne kemi insistuar gjithmonë që ajo drita në fund të tunelit në drejtim të anëtarësimit ose zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të fillojë e të ndriçojë”.

Megjithatë, Raci vlerëson se nuk do të ketë nevojë për sanksione shtesë.

”Unë nuk besoj që do të ketë nevojë për sanksione shtesë sepse Kosova tashmë u bënë dy muaj që pranoi Planin e Bratisllavës dhe në masë të madhe ka zbatuar pikat që kanë dalë nga ai plan dhe unë pres natyrisht që Bashkimi Evropian të reflektojë dhe t’i heq këto masa”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img