Site icon PrishtinaPress

Ra nga platoja e objektit ku punonte, punëtori në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Një punëtor ka rënë nga platoja e objektit ku po punonte të mërkurën në Gjilan.

Ai raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Njësitet policore po e hetojnë rastin.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte rënë nga platoja dhe si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Exit mobile version