Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar fikjen e dritave në mbarë qytetin si një masë sigurie “parandaluese” ndaj pushtimit rus.
I gjithë ndriçimi i rrugëve dhe ndërtesave do të fiket në orën 23:00. sipas kohës lokale, thuhet në një postim në Facebook nga autoriteti rajonal i Lviv. Autoritetet udhëzuan familjet të ndiqnin urdhrin dhe u kërkoi të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, me përjashtim të rasteve emergjente.
“Ju lutemi, vini re se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me problemet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në postimin në Facebook. “Do të bëhet për të marrë masa parandaluese për sigurinë tonë”.
Të enjten në mëngjes, Rusia sulmoi tre lokacione në rajon, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.