3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Qyteti që ka pagat më të larta

Po kërkon një ndryshim radikal në pagë dhe stil jetese? Atëherë, provo San Franciscon.

Qyteti në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara kryeson renditjen për pagat më të larta dhe të ardhurat e mbetura në dispozicion pas qirasë, sipas klasifikimit të “Deutsche Bank” për vitin 2019.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, San Francisco është ngjitur me 7 dhe 21 vende në të dyja kategoritë. Sipas ekspertëve, rritja e shpejtë ekonomike e sektorit teknologjik në Shtetet e Bashkuara po ndihmon San Franciscon të lërë pas qytetet tradicionale, që kanë kryesuar klasifikimin për sa u takon të ardhurave.

Pavarësisht kostos së jetesës që rritet po ashtu çdo vit, San Francisco vazhdon të jetë një qytet ku me pjesën e mbetur të pagës jetohet mirë.

Zurich ndërkohë kryeson klasifikimin e “Deutcshe Bank” për sa i takon cilësisë së jetës dhe kostos së mallrave dhe shërbimeve. Por, në të njëjtën kohë, është edhe qyteti më i shtrenjtë për të dalë në një takim romantik.

“Zurich – thonë ekspertët, – është vendi ku duhet gjetur një partner afatgjatë herët në jetë dhe ai duhet bindur të qëndrojë në shtëpi mbrëmjeve”.

Për vëzhgimin, “Deutsche Bank” është ndalur te çmimet e produkteve dhe shërbimeve në botë, pagat mesatare, etj.. Për sa u takon cigareve dhe birrës, klasifikimi për zakonet e këqija i “Deutsche Bank” tregon se Melbourne ka lënë pas Oslon si qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Sydney, Auckland dhe Dubai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img