2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Qyteti i vogël me qindra raportime për UFO-të që është bërë si ‘shtëpi e alienëve’

Një qytet i vogët të cilin banorët e quajnë “shtëpia e alienëve”, pretendon se mund të jetë një vend ideal për pamjet e UFO-ve.

Lino-machi, me vendndodhje në distriktin Date në Fukushima të Japonisë, çdo vit ka qindra raportime, me disa prej tyre që sugjerojnë se ai vend është një magnet për tu vizituar jashtëtokësorët.

Me më pak se 5,000 persona që jetojnë në qytetin e vogël, shumë banorë besojnë se mungesa e dritave dhe ndriqimit është një faktor që i terheq ata, dhe se si banorë, ata sigurisht janë duke mirëpritur miq të rinj, raporton Mirror

Atje ka statuja të alienëve, e madje edhe një laborator për studimin e UFO-ve ku shfaqen “fragmente nga anijet kozmike të rrëzuara”, me vizitorë të shumtë, numri i të cilëve shtohet çdo vit.

Ata që bëjnë një udhëtim mund të shohin nëse mund ta dallojnë një UFO me pak ndihmë. Qyteti madje ka edhe një kullë për vrojtimin e qiellit teksa komuniteti japonez po përballet me jetën në planetë të tjerë.

Nga laboratori pretendojnë se ata kanë hetuar afro 452 raportime të pamjeve në zonë vetëm gjatë vitit të kaluar, dhe thotë se kjo shifër është më e madhe se në çdo rajon tjetër. Qyteti ka edhe një muze i cili përmban studime dhe dokumenta të CIA-së për të cilat thonë se janë të klasifikuara.

Shumica e pamjeve të alienëve në vitin 2022 erdhën nga mali i afërt Senganmori, me vizitorët që shpesh bënin një udhëtim në mënyrë që t’i shohin ata me sytë e vetë.

Pamja e parë u regjistrua në vitin 1970, dhe që atëherë gjithnjë e më shumë njerëz kanë raportuar se edhe ata i kanë parë UFO-të dhe alienët.

Sipas drejtorit të muzeut, zona e Fukushimës është goditur nga dukuri të çuditshme për shekuj me radhë. Toshio Kanno thotë se ngjarjet e çuditshme dikur i atriboheshin shpirtrave dhe magjisë – por kjo nuk bëhet më.

“Senganmori ka qenë i rrethuar nga mite dhe legjenda që nga kohërat e lashta, për shkak të fushës së tij të fortë magnetike”, deklaroi Kanno.

“Në vitin 1992, projekti i zhvillimit rajonal të qeverisë kombëtare çoi në ndërtimin e laboratorit UFO Fureai Kan, dhe qyteti filloi një zhvillim të përqendruar rreth temës së UFO-ve”, bëri ai të ditur.

Dhe duket se ky mund të jetë vetëm fillimi i çdo gjëje.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për të transformuar qytetin në një ‘fshat UFO;, ne u përqendruam në zhvillimin e një sërë produktesh të lidhura me UFO-t, duke përfshirë suvenire dhe ushqime të ndryshme”, shtoi ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img