7.7 C
Pristina
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

spot_img

Qyteti i Pejës nderon gjyshin e Rita Orës

Gjyshi i Rita Orës, Besim Sahatçiu, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” në Pejë.

Besim Sahatçiu ishte një nga regjisorët shqiptarë më të njohur në periudhën e ishJugosllavisë.

I lindur dhe rritur në qytetin e Pejës, prej edhe nga ka origjinë familja e tij, Sahatçiu la gjurmë në kinematografinë e atëhershme, fama e të cilit u shtri edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Gjyshi i Rita Orës dhe mbesat e tij

E si ‘dardha që pikon nën dardhë’, një sukses të ngjashëm, por të përmasave edhe më të mëdha e gëzon sot njashtu edhe mbesa e tij, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora

Të hënën, Komuna e Pejës ka ndarë një mirënjohje të veçantë për artistin e madh të kësaj familjeje. Përkatësisht, të ndjerit i është dhënë titulli “Qytetar nderi” nga i pari i komunës, në një ceremoni modeste, ku mirënjohjen e ka pranuar bashkëshortja e tij, Besë Sahatçiu.

Lidhur me këtë nderim, në rrjetet sociale reagoi babai i artistes Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora), duke publikuar disa fotografi nga ceremonia dhe disa të tjera nga e kaluara, të realizuara në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img