Kompania ‘Mercer’ ka bërë matje për cilësinë e jetesës në qytetet e Botës.
Në këtë listë si qyteti me cilësinë më i mirë të jetesës ka dalur Vjena, i përcjellur nga Cyhihu dhe Auklandi i Zelandës së Re, transmeton lajmi.net.
Kryqyteti i Kosovës, Prishtina nuk është fare në matjet e realizuara nga kjo kompani, kurse Tirana renditet në vendin e 176-të.
Për kryeqytetin e Shqipërisë kjo mund të cilësohet si sukses, pasi është ngritur për tri pozita për dallim nga matjet e vitit të kaluar.
Sa i përket rajonit tonë, Lubjana renditet si qyteti më i vlerësuar, duke zënë vendin e 76-të. Më pas vjen Zagrebi në vendin 98, Beogradi 138 dhe Shkupi 161.