Site icon PrishtinaPress

Qytetarja ndjek hajnat e BKT-së, pasi ata e plaçkitën gjatë deponimit të mjeteve (VIDEO)

Personat që sot kishin plaçkitur filialin e një banke në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, së pari i kishin marrë paratë një klienteje e cila ishte duke i deponuar ato.

Klientja e bankës, e cila nuk deshi të zbulonte identitetin e saj, i ndoqi ata pas plaçkitjes, dhe në pamjet si vijon ajo ishte duke vrapuar pas tyre, transmeton klankosova.tv.

Ajo për Klan Kosovën ka thënë: “Ata ia nisën të bërtasin. Patën armë, mua mu dok si lodër. Policia masandej i ka arrestuar pasi i kam ndjek unë”.

Më poshtë e keni videon se si hajnat janë ndjekur nga gruaja në fjalë.

 

Exit mobile version