Site icon PrishtinaPress

Qytetari tenton ta sulmoj presidentin e Francës, gjatë vizitës së tij zyrtare në Amsterdam

Tash e sa kohë francezët janë duke protestuar rrugëve të Francës kundër reformës së pensioneve.

Në një video që po bënë xhiro në rrjetet social duket sikur protestat kanë marrë edhe përmasa ndërkombëtare.

Në të shihen qytetarë që po e ndjekin këmba-këmbës presidentin francez Emanuel Makron edhe jashtë vendit.

Ky filmim tregon momentin kur një protestues përpiqet të çajë pa sukses kordonin e forcave të sigurisë për të sulmuar presidentin në hyrje të kampusit të shkencave të Universitetit të Amsterdamit.

Më herët, protestuesit e ndërprenë gjatë një fjalimi për Europën, duke e akuzuar se po minon parimet demokratike.

Protestat kundër rritjes së moshës së pensioneve, prej të cilët Makron duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë, e ndoqën edhe në ceremoninë e pritjes, të martën jashtë Pallatit Mbretëror në Amsterdam.

Sondazhet tregojnë se reforma kundërshtohet nga shumica dërrmuese e francezëve të anketuar./PrishtinaPress/

Exit mobile version