Shumë njerëz i kanë dalë në mbështetje kësaj proteste dhe përpjekjes së Kurtit për t’i dalë kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve.
Disa madje po e shohin edhe si një test të kësaj partie për të matur popullaritetin pas përçarjes që ndodhi në fund të vitit të kaluar.
Por, ata që janë vendosur në zemër të kësaj ideje, qytetarët nga Presheva kanë reagime të ndryshme.
Një komentues i dëshpëruar përdor fjalë shumë të rënda ndaj liderit të VV-së, Kurtit, të cilin thotë se e kishin simbol të bashkimit.