-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qytetari dorëzon në polici kuletën me para, policia në Vushtrri kërkon pronarin

Me datë 27.04.2023, rreth orës 18:00 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një kuletë (çantë e vogël) në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Në prezencën e qytetarit, policia ka hapur kuletën dhe ka konstatuar se në atë kuletë kishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte asnjë dokumentacion të asnjë personi.

Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të kuletës në lokacionin ku ishte gjetur ajo, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion që pronari i cili ka humbur kuletën të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj Policinë në numrin 192.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img