8.3 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Qytetari dorëzon kuletën me para në polici

Të mërkurën, në stacionin policor në Pejë, ka shkuar qytetari Petrit Brahimaj, i cili ka dorëzuar një kuletё të cilёn e kishte gjetur, ku kishte para dhe dokumente personale.

Policia njofton se ka marrё masat e nevojshme duke kontaktuar me personin tё cilit i kishte humbur kuleta, duke e ftuar nё stacion dhe tё njëjtit i është kthyer kuleta sё bashku me dokumentet personale.

“Policia e Kosovës e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img