15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.
Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme mbrojtjen e konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Ndërsa tashmë ka edhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Megjithatë, Qytetarët e Kosovës ende janë të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët. Ankesat që janë paraqitur edhe nga raportimet e mëhershme, janë nga të gjitha sektorët, duke bërë që qytetarët të jenë të pakënaqur me shërbimet apo produktet që ju ofrojnë. Ankesat më të shpeshta thuhet të jenë për çmimet, cilësia e dobët e produkteve apo shërbimeve, afati i përdorimit, etj.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, shënohet çdo 15 mars, pasi në këtë datë në vitin 1962 presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi Ligjin për të drejtat e konsumatorëve.