Një prej sukseseve që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ia atribuon vetës është efikasiteti i Administratës në Komunën e Prishtinës. Por, një qytetare është revoltuar me ofrimin e shërbimeve nga ana e Komunës së Prishtinës.
Një qytetare e cila ka shkuar për të nxjerr një certifikatë në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, është shprehur e pa kënaqur me shërbimet komunale dhe me numerike vogel të sporteleve në shërbim të qytetarëve.
Ajo e ka fotografuar turmën e njerëzve të cilët po prisnin në radhë për tu pajisur me dokumente.
“Marre, shekulli 21 me prit 40 veta në rend për një certifikatë ! Kur ske ditë me rregullu brenda komunën e shërbimet esenciale për qytetarë, çka me prit prej teje”, ka shënuar ajo në rrjetin social fb nga korridoret e Komunës. /Lajmi.net