0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët të pakënaqur edhe me punën e Gjyqësorit, shënohet ulje për 14.7 për qind

Programi i UNDP-së në Kosovë ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, në të cilin është pasqyruar niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve në punën e ekzekutivit, parlamentit dhe gjyqsorit.

Në këtë raport është vënë re rënia e kënaqshmërisë së qytetarëve për të gjitha institucionet kryesore, përfshirë edhe Gjyqësorin.

“Ulje është vërejtur edhe në nivelin e kënaqshmërisë me performancën e gjykatave (24.4%) krahasuar me 39.1 në prill 2022, 33.9% në vjeshtën e 2021 dhe 34.6% në maj 2021”, thuhet në raport.

 

“Ulje e ngjashme e kënaqshmërisë është shënuar edhe me Zyrën e Kryeprokurorit. Gjithsej 22% e të anketuarve kishin pikëpamje pozitive për punën e Kryeprokurorit, krahasuar me 37.1% në prill 2022, 34% në vjeshtën e 2021 dhe 30.8% në maj 2021”.

Në anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 306 persona, ku numri i burrave dhe grave që i janë përgjigjur pyetjeve ka qenë i barabartë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img