Site icon PrishtinaPress

Qytetarët sërish në Hagë, në mbështetje të Thaçit në ditën e katërt të intervistimit nga Specialja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon intervistimin nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Ndërkohë, para ndërtesës së Gjykatës Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët në mbështetje të Thaçit dhe luftës së UÇK-së.

Thaçi ka nis intervistimin sot rreth orës 16:00.

Ai për tri ditë rresht është intervistuar, teksa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Exit mobile version