Pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës në qytete e fshatra të Kosovës, ende ka gropa apo krijohen të reja nëpër rrugët e Kosovës.
Së fundmi një qytetar ka raportuar për një gropë mjaft të rrezikshme në një rrugë të lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë.
Raportimi i bërë me 22 mars tregon, gropën në rrugën “Bedri Shala” në kryeqytet.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7275
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në komunën tuaj.
ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë.