0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët që shkelin kontratën për adoptimin e qenve endacakë, dënohen deri në 3,000 euro

Ka filluar dje adoptimi i qenve endacakë nga qytetarët në Prishtinë. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka folur për procedurat në të cilat duhet të shkohet deri në nëshkrim të kontratës për adoptim.

Ai ka shtuar se kontrata bartë përgjegjësi edhe për adoptuesin edhe për Komunën.

“Qytetarët mund të drejtohen direkt në kryeqytet, në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca. Ne gjendemi në komunën e vjetër. Ata munden në çdo kohë të paraqiten dhe të lënë detajet e të informohen rreth kësaj procedure. Ose mund të shkojnë direkt në strehimore. Ne jemi dakorduar që do t’u ndihmojmë edhe gjatë procesit. Qytetari mund të shkojë ta zgjedhë qenin, ta shohë, të socializohet. Mund të kalojë ndoshta edhe disa ditë para se ta adoptojë, të shikohet se sa përshtatet me qenin që do të adoptohet dhe gjatë kësaj ne zotohemi që qeni do të jetë i sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe i shëndoshë dhe si i tillë do t’i dorëzohet qytetarit dhe prej atij moment nënshkruhet edhe kontrata që bartë përgjegjësi ligjore si për adoptuesin si për adoptim-dhënësin”, ka thënë Fushtica në Teve1.

Tutje ai ka thënë se gjobat për qytetarët që shkelin kontratën shkojnë nga 1000-3000 euro.

“Shërbimet mjekësore dhe veterinare do të barten te kryeqyteti. Edhe qytetari do të duhet të bartë përgjegjësi, janë një mori pikash në kontratën që e kemi përgatitë. Gjobat për çdo lloj shkelje të kontratës shkojnë nga 1000-3000 euro. Monitorimi do të jetë strikt. Ajo do të bëhet nga drejtoria për siguri dhe emergjenca. Do të ketë inspektorë të caktuar vetëm për këtë çështje”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img