Site icon PrishtinaPress

Qytetarët protestojnë duke penguar punimet e “Bechtell & Enka”, arrestohen gjashtë persona

Sot rreth orës 10:00, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, në afërsi të autostradës “Arbën Xhaferi”, në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e një rruge alternative, kanë protestuar rreth 30 persona – kryesisht banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar punimet e kompanisë “Bechtell & Enka”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia konfirmon se me këtë rast ka arrestuar gjashtë persona, transmeton Koha.net.

lokacionin e lartpërmendur kanë dalë zyrtarët policorë të SP të Kaçanikut të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.

“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka arrestuar dhe sjell në stacionin policor gjashtë (6) persona të cilët nuk i kishin zbatuar urdhrat e ligjshëm”, thotë PK.

me këtë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ua ka shqiptuar gjobat mandatore (tiketë) të gjashtë personave dhe të njëjtit janë liruar.

Bëhet e ditur se protestuesit tjerë janë shpërndarë dhe se punimet në autostradë kanë vazhduar pa ndonjë pengesë.

Exit mobile version