Site icon PrishtinaPress

Qytetarët në veri i besojnë Policisë, edhe pas dorëheqjeve të zyrtarëve serbë, thotë Elshani

Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të ju zbehet besueshmëria për të lajmëruar rastet te organet e rendit.

Kështu thotë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, gjatë një lidhje direkte në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

“Nëse ne i krahasojmë statistikat e vitit 2022, për një nëntëmujorësh me statistikat e vitit 2024, ne kemi më shumë raste të paraqitura nga qytetarët në veri të vendit te ne ku ka më shumë (zyrtarë) joserb, sesa atëherë kur shumica nga ta kanë qenë kosovar të përkatësisë etnike serbe. Statistika tregon edhe besueshmëri”, u shpreh ai.

Elshani tutje tha se nuk ka pjesë në veri të vendit që Policia e Kosovës, nuk ka qasje në të, përcjell Klankosova.tv.

“Çka është shumë me rëndësi, është se ne nuk ka vend në veri të vendit, ku ne nuk ndërhyjmë, ku ne nuk kemi qasje. Kjo është me rëndësi për hetim kualitativ të rastit, dhe për një zhvillim  kualitativ të jetës në veri të vendit”, deklaroi ai.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, gjatë një lidhje direkte në “Info Magazine” të Klan Kosovës. 16 nëntor 2024.
Exit mobile version