4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët në Mitrovicë kërkojnë hapjen e urës së Ibrit

Derisa në urën mbi lumin Ibër po punohet, këtë fundjavë, Mitrovicën si destinacion për vizitë e kanë përzgjedhur qytetarë nga vende të ndryshme. Ata mes tjerash kërkojnë hapjen e urës.

“Jemi shumë të gëzuar që ka me u hapë më në fund ura. Nga Ferizaj kam ardhur enkas ta pi një kafe dhe ta vizitoj veriun”, ka thënë njëri nga qytetarët për RTK-në.

Mitrovicasit duan që sa më parë të hapet ura për qarkullim, e dikush ka edhe arsye të kthehet në shtëpi.

“Edhe unë i përkas pjesës veriore, jam refugjat në qytetin tim. Që 25 vjet jam në jug, shtëpinë e kam të djegur prej lufte, shpresoj që do të hapet ura së shpejti dhe do të kthehemi në shtëpitë tona”, ka deklaruar një banor në moshë mitrovicas.

Ndërkaq, një qytetar tjetër ka thënë se hapja e urës së Ibrit është edhe në interes të komunitetit serb.

Detajet në konstruksionin e urës po sanohen nga kompania e kontraktuar për t’i kryer këto punime. Si zakonshëm, policia e karabinierët vazhdojnë të qëndrojnë këtu për ta ruajtur rendin.

Gjatë ditës, zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në një intervistë për N1 ndonëse e pranoi se urat janë për bashkim të njerëzve, tha se ajo e Ibrit është çështje shpërthyese dhe problematike. Prandaj, sipas tij, duhet të zgjidhet përmes dialogut.

Puna e punëtorëve po vazhdon në këtë urë, ndërkaq qytetarët mbesin optimistë që kjo urë të hapet./RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img