-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Qytetarët më të varfër po paguajnë faturat më të shtrenjta”, koha kur VV organizonte protestë për faturat e rrymës

Mbi 10 ankesa i ka pranuar deri dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë lidhur me rritjen e faturave të energjisë elektrike, të shpenzuar në muajin dhjetor. Ankesa të shumta nga qytetarët ka pasur edhe te KESCO, teksa ZRRE-si i është kërkuar të bëjë rishqyrtimin e tarifave. Kjo situatë u tentua të arsyetohej nga Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë ndodhet në pushtet.

Por krejt ndryshe ishte në të kaluarën, kur kjo parti ishte në opozitë dhe bënte thirrje për protesta.

“Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike”, thuhej në njoftimin 4 prillit të vitit 2015.

I pari i tyre, tash kryeministër i vendit, Albin Kurti, sot pati një tjetër sugjerim për qytetarët që u ankuan për faturat e rrymës.

Ai ka thënë se adresat e vetme për ankesa janë KESCO dhe ZRrE.

“Nëse ka konsum më të lartë vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer i keni shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçiente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se ju ka fry fatura, KESCO dhe ZRRE është adresa”, ka deklaruar sot Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img