Site icon PrishtinaPress

Qytetarët e Prishtinës sot do të protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

Qytetarët e Prishtinës sot do të protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” nga Komuna e Prishtinës.

Protesta e cila organizohet nga “Vrojtuesit e Lagjes” do të mbahet në sheshin “George Bush” në kryeqytet dhe do të nis në orën 12:00.

“Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë.

Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit.

Megjithatë, realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht. Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”, thuhet në njoftimin e tyre.

Exit mobile version