1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët e Prishtinës lirohen nga taksa në transaksion të pronës

Kuvendi komunal i Prishtinës ka marrë vendim që qytetarët të lirohen nga një taksë që lidhet me blerje të pronave të paluajtshme.

Kryetari Përparim Rama ka thënë se kryeqytetasit e kanë merituar këtë vendim që ua heq këto barriera administrative.

“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai thotë se ky vendim përbën një lehtësim esencial për bartjen dhe rregullimin e pronave.

“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img