2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët e Prishtinës ankohen për numrin e madh të mushkonjave, Komuna: Problem evropian

Qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet po ankohen për numër të madh të mushkonjave dhe mosdezinsektimin e hapësirave. Që nga fillimi i sezonit të verës, ata thonë se vetëm një herë kanë parë ekipe në terren. Ata, madje dyshojnë se edhe në këto raste, dezinsektimi nuk është bërë si duhet. Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës mohojnë një gjë të tillë, duke thënë se mushkonjat janë problem evropian si shkak i reshjeve të shumta atmosferike.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Zadiku thotë për KosovaPress se dezinsektimi në lagje të ndryshme është bërë në tri faza.

Më tej, ai shton se në rastet e reshjeve atmosferike, dezinsektimi nuk ka efekt dhe kanë shtyrë këtë proces për tri javë.

Sadiku flet edhe për qëllimin e dezinsektimit të hapësirave kundër mushkonjave dhe insekteve.

“Ky problem është evropian, jo vetëm i Kosovës, rritja e mushkonjave për shkak të reshurave atmosferike, kanë probleme edhe komunat e tjera të Kosovës. Kanë filluar komunat, të cilat s’kanë bërë kurrë dezinsektim, të bëjnë, për shkak të rritjes së mushkonjave, kushtet klimatike kanë bërë të shtohen. Ju e keni sot barin, që është rrit gjatë kohës, që është burim për lavicite, për me pas lavra të insekteve dhe kur rritet numri shumë i madh është vështirë që janë paraparë gjashtë faza. Është rregull, se asnjëherë nuk është bërë më një fazë procesi, janë gjashtë faza të procesit me qëllim që të mbahen në nivel epidemiologjik numri i insekteve. Ne e kemi shtuar numrin e ekipeve në fazën e tretë, kemi shtuar ekipet monitoruese dhe e kemi zgjatur kohën, koha ka qenë diku prej orës 20:00 deri në ora 23:30, ne e kemi zgjat deri sa ka nevojë , deri ora 1:00 apo 1:30”, deklaron Sadiku. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img