3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

​Qytetarët e Podujevës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se nga data 16 korrik (e diel) do të aplikojnë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Podujevës.

KRU “Prishtina” bën të ditur se reduktimet do të aplikohen si rrjedhojë e shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm dhe mungesës së ujit në pikat e larta.

“Meqenëse kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm dhe duke pasë parasysh gjendjen e vështirësuar në disa zona të komunës së Podujevës, duke filluar nga pasnesër më 16 korrik , e diel jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm. Reduktimet do të aplikohen për t’iu ofruar furnizim edhe zonave të cilat, nga keqpërdorimi që po bëhet në disa pjesë, e kanë të pamundur të marrin mjaftueshëm ujë”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur zonat që do të kenë reduktim të ujit nga ora 20:00- 08:00, janë rruga “Shakadin Behrami ” deri te rruga” Fitorja”, gypi fi 110 mm që furnizon fshatrat Shtedim, Livadicë, Merdar dhe pikën kufitare në Merdar, si dhe gypi fi 90 mm që furnizon fshatin Ballovc.

Ndërkaq, prej orës 08:00-15:00 ujë nuk do të kenë pjesa jugore e qytetit të Podujevës që përfshinë rrugën” Zahir Pajaziti” nga udhëkryqi me rrugën ” Bedri Bajrami” deri te rrethi me Shqiponjë, dhe rruga “Skënderbeu” rrethqarkullimi me rrugën” 28 Nëntori”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img