Site icon PrishtinaPress

Qytetarët e Kosovës drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë

Mijëra qytetarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit.

Radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare Morinë në Kukës.

Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.

Radhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve po shkojnë në bregdet.

Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende te tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Kujtojmë se java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. /abcnews.al/

Exit mobile version