13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët e Ferizajt japin ide për programin e Hamzës, kërkojnë rritje të pagave

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e radhës e ka mbajtur në Ferizaj, ku ka pranuar shumë propozime nga qytetarët për planprogramin e tij.

Hamza tha se ato “ishin ide të mira”.

“Ferizaj ishte qyteti i radhës, ku e mbajta punëtorinë me qytetarë dhe mora ide të mira për programin tim. U jam mirënjohës qytetarëve të shumtë anekënd Kosovës, që çdo ditë po angazhohen dhe kontribuojnë me idetë e tyre. Po i bashkojmë qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mirë”, tha Hamza.

Ai i ftoj qytetarët që me idetë e tyre të bëhen pjesë e programit të tij, i cili, siç thotë ai, ka në qendër adresimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë video, qytetarët e Ferizajt dëgjohen duke kërkuar nga Hamza rritje të pagave në sektorin publik, përmes rritjes së koeficientit dhe mbështetje të kontratës kolektive.

Ata, po ashtu, kanë numëruar edhe prioritete të tjera që sipas tyre duhet t’i ketë programi i Hamzës, duke sugjeruar edhe digjitalizimin e shëndetësisë në Kosovë.

“Shumë ma mirë kish qenë që kjo TVSH me u pagu kur unë e shes mallin, jo kur unë e blej mallin”, ka thënë një nga të pranishmit e punëtorisë në Ferizaj.

Në fund, Hamza ka theksuar se “një pjesë e madhe e kësaj çka kemi diskutu ka me qenë pjesë e atij programi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img