2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”: Prekazi vend i shenjtë

Qytetarë të shumtë me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Për ta, Prekazi është i shenjtë.

Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, qytetarë të komunave të ndryshme kishin ardhur në Prekaz.

Salih Nuredini nga Shtimja, thotë se Kosova nuk do të ishte e lirë sot sikur mos të ishte familja Jashari.

Nuredini: Pa familjen e Jasharëvë ne nuk do të ishim askund

“Prekazi për ne simbolizon çfarë të duash, më mirë ku don ta çosh, këta kanë dhënë jetën për ne që populli të jetë i lumtur dhe i lirë. Nëse nuk do të ishte familja e Jasharëve ne nuk do ishim askund”, tha ai për KosovaPress.

Për Osman Rizën, nga Drenasi, Prekazi është një vend të shenjtë.

Riza: Prekazi është vend i shenjtë

“Prekazi është një vend i shenjtë në të cilin kanë dhënë jetën që ne ta gëzojmë sot këtë, falë tyre, falë gjakut të tyre, dhe nuk e di a ka dikush që i thotë vetës shqiptar që nuk i simbolizon ky vend, këto varre dhe këta gjak”, ka thënë Osmani.

E Murat Geci kujtoi nëntorin Skënderbeut, të vitit 1443, për të përfunduar me sakrificën e familjes Jashari.

Geci: Tash duhet të punojmë

“Po sigurisht këto festa të popullit janë festa të shenjta, duke filluar nga koha e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe kuptohet edhe legjendari Ademi Jashari. Ne duhet te punojmë tash, mirëpo po e shohim edhe vet se kanë sakrifikuar jetën për ditën që e kemi sot”, tha ai.

Sot shteti i Kosovës feston ditëlindjen e 14-të. Po në këtë datë, në orën 15:39, Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik ku në seancën solemne për shpalljen e pavarësisë morën pjesë 109 deputet prej 120.

Shpalljen e pavarësisë së Kosovës e bëri kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img