Site icon PrishtinaPress

“Qysh veteranët me marrë pagë minimale? Ajo merret prej punës?”, ky është qëndrimi i Kurtit për kërkesat e veteranëve

Veteranët e luftës së UÇK-së  kanë mbajtur protestë para Kuvendit të Kosovës me 6 qershor ( e hënë ) për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

Protestuesit tentuan të futen edhe brenda Kuvendit, por u ndaluan nga Policia.

“Protesta u thirr për ta përcjell seancën e Kuvendit. E pamë që e ka kundërshtuar opozita. Në votim s’morën pjesë, turp për 51 deputetët që votuan, për t’i hequr veteranët nga paga minimale. Si OVL kërkojmë të rritet paga minimale për të gjithë, së paku 300-400. Me ligj, Qeveria e ka mundësi ta rrisë pensionin e veteranit”, deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte thënë në mars të këtij viti se nuk janë 60 mijë veteranë siç janë deklaruar.

Për këtë, Kurti tha se mund ta gënjejnë veten, por nuk mund ta gënjejnë atë.

Ai tha se nuk janë më shumë se 20 mijë veteran.

“E meritojnë shpërblimin për kontributin, por jo pagën minimale. Ajo merret prej punës. Paga minimale nuk është dekoratë. Kur je veteran, ti merr pension. Qysh veteranët me marrë pagë minimale? Ata meritojnë shumë më shumë se pagën minimale. Por, duhet t’i bëjmë evidencat e sakta.

Nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetën nuk mund të më gënjejë mua. Janë maksimalisht 20 mijë. Pjesëmarrës në luftë kanë qenë shumë, por veteranë jo më shumë se 20 mijë”, tha Kurti në KTV.

Exit mobile version