Site icon PrishtinaPress

Quni-Kurtit: Nuk mbahet miqësia me kushte e këste

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë lidhur me situatën në Veri të Kosovës dhe raportet me aleatët ndërkombëtarë.

“Bazuar në situatën e krijuar shtrohet pyetja a ka pasur mundësi të tjera që të cilat nuk krijojnë tensione, rreziqe, incidente, bllokime etj.”, ka thënë Quni për situatën në Veri.

“Ishte një kërkesë shumë dashamirëse dhe e arsyeshme nga aleati ynë më i besueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkrahur fuqishëm nga partnerët evropianë”.

Mirëpo, ai më pas e akuzoi Kurtin që po e mban miqësinë ndërkombëtarët me kushte e këste, dhe se Kosova është e popullit dhe jo e qeverisë.

“Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza, me periudha e etapa, e të tjera. Kryeministër, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këste”.

“Kryeministër, mundesh me u ndi i pushtetshëm me opozitën, mund të vazhdosh ta ushtrosh pushtetin me mospërfillje e cinizëm me padëgjueshmëri e populizëm mirëpo Kosova nuk është e qeverisë. Është e popullit, andaj këtu po flasim për Kosovën e të gjithëve”./Prishtinapress/

Exit mobile version