1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

QUINT-i del me reagim, i bën thirrje Listës Serbe ta rishqyrtojë vendimin për dorëheqje nga KKZ-ja

Shtetet e QUINT-it kanë dalë me një reagim pas dorëheqjes së anëtarëve të Listës Serbe dhe Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komisionet komunale zgjedhore në veri të vendit, duke bërë thirrje që këto vendime të rishqyrtohen. 

Në reagimin e tyre thuhet se qeverisja në veri do të kthehet kur në zgjedhje ka pjesëmarrje aktive të të gjitha komuniteteve.

QUINT-i i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe akterëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim. Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve të cilave u shërbejnë.

Ne e pranojmë se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve. Mirëpo, bojkotimi i votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img