1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Qortimet amerikane janë “lajm i mirë për armiqtë tanë” dhe “dëshmi sa poshtë kemi rënë”, thotë Ramiz Lladrovci

Qortimet e ashpra amerikane ndaj qeverisë kosovare “janë lajme të mira për armiqtë tanë”, ka thënë Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, ndërsa konstatoi edhe se këto kritika të ditëpërditshme janë “dëshmi se sa poshtë kemi rënë”.

“Qortimi amerikan, nga Ambasada e ShBA-së, është ogur i keq, për shtetin tonë dhe shtetësinë, madje edhe për kombin, sepse, nuk mund të gjejmë as mbrojtës e as avokat më të mirë, më të sinqertë e më të vendosur se Amerikën”, ka shkruar Lladrovci.

Reagimi i plotë:

Kah do të shkojë Kosova pas qortimit amerikan?

Kosova po prodhon lajme të mira për armiqtë e shtetit e shtetësisë së Kosovës!

Qortim i rëndë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i paimagjinueshëm dhe për fat të keq, është dëshmi sa poshtë kemi ra.

Ky është qortim i dytë i rëndë me terma diplomatik si “kufizim i avokimit”, brenda pak ditësh nga aleati ynë më besnik. Kjo çdo atdhetar duhet ta brengosë. Lojë me shtet nuk ka.

Nga perspektiva 40 vjeçare politike, Kosova dhe populli i saj, mori sanksione të paimagjinueshme. Sanksionet erdhën nga shtetet mike që na ndihmuan me bukë, me ndërkombëtarizim të çështjes tonë, me pranimin e qytetarëve tanë që iknin nga regjimi serb, na përkrahën me ndihma gjithëpërfshirëse, me strehim dhe në fund, na përkrahën me bombardimet e caqeve ushtarake serbe.

Na ndihmuan të formojmë shtetin, të kemi polici, ushtri, diplomaci, ekonomi dhe fushat tjera, na ndihmuan ta forcojmë shtetin, të kemi njohje ndërkombëtare dhe të kemi zhvillim në pajtim me vlerat e aleatëve tanë.

Përkrahja amerikane ishte konsistencë nga Presidenti Wilson e deri te Presidenti Bajden, mbi 100 vjet.

Qortimi amerikan, nga Ambasada e ShBA-së, është ogur i keq, për shtetin tonë dhe shtetësinë, madje edhe për kombin, sepse, nuk mund të gjejmë as mbrojtës e as avokat më të mirë, më të sinqertë e më të vendosur se Amerikën.

Qortimi amerikan është lajm i mirë vetëm për armiqtë tanë. Pas këtij qortimi, kah do të shkojë Kosova dhe cilët do të jenë avokuesit e shtetit dhe shtetësisë tonë?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img