Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Në intervistën për TV 21, Qoku ka theksuar se ai do të jetë zëri i VV-së në këtë shtet anëtar të NATO-së.
Tutje, Qoku vlerësoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të lumtur që VV-ja është prezente.
“Unë, si anëtar i këshillit të Vetëvendosjes, do marr pjesë direkt në zgjedhje. Nuk ka Vetëvendosje të regjistruar, si subjekt politik i regjistruar. Unë do të përfaqësoj Vetëvendosjen në listat e opozitës së bashkuar. Jam zëri i Vetëvendosjes në Maqedoni. Nuk ka qendër të Vetëvendosjes në Maqedoni, nuk ka subjekt politik, por unë do të jem deputet që do të përfaqësojë opozitën, deputet i pavarur, por nuk mund të përfaqësoj siglën sepse nuk është e regjistruar. Përfaqësoj idetë e vetëvendosjes. Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni është një lloj rregullatori dhe shqiptarët e Maqedonisë janë të lumtur se Vetëvendosja është prezente këtu.”- tha Qoku.