Site icon PrishtinaPress

Qoftere keto: Një drekë e lëngshme dhe plot shije që nuk shëndosh!

Dieta nuk ka pse të jetë pa shije

Përbërësit:

– 500 g mish të bluar, sipas shijes (atë që zakonisht e përdorni);
– një qepë e vogël;
– 1 vezë;
– 1 lugë e vogël kripë;
– gjysmë luge e vogël piper;
– 1 lugë e vogël fletë të thara majdanozi;
– një maje luge e vogël hudhër të bluar apo pluhur;
– 1 lugë miell liri (kokosi, bajameje, nga bërthamat e rrushit, luspa psiliumi).

Përgatitja:

Grijeni qepën, shtoni mishin, erëza dhe miellin dhe që të gjitha me dorë ngjishni. Lini pak të qëndrojnë dhe pastaj bëni qoftere.

Nga kjo përbërje mund të bëni 9 qoftere të madhësisë së shuplakës së dorës.

Radhisni qofteret në një tepsi të madhe të furrës në të cilën keni vendosur letër për pjekje. Aktivizoni furrën në 200 gradë Celsius që të nxehet.

Çdo qoftere spërkateni me disa pika vaj ulliri. Qofteret piqni rreth 50 minuta deri në një orë, varësisht sa i doni të pjekura. Në fillim do të lirojnë ujë, ndërsa më vonë do të piqen mirë.

Pastaj vetëm hiqni nga letra dhe shërbejini.

Ju bëfshin mirë!

Exit mobile version