10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Qoftë tash, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët do ta shohin se Kosova është shqiptarëve”

Ambasadori amerikan  në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se Serbia duhet të fillojë me pavarësimin e saj energjetik nga Rusia, në mënyrë që të ketë zgjedhje tjera të furnizimit.

“Në të ardhmen do të jetë në rregull që Serbia të marrë gaz nga Rusia, por kjo nuk është në rregull të ndodhë tani, dhe kjo është arsyeja që Serbisë i duhet ndihmë për të gjetur përcaktimin” ka thënë Hill.

I pyetur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, Hill ka thënë se “qoftë kjo tani, qoftë në shekullin e ardhshëm serbët kur të zgjohen (nga gjumi), do të shohin se Kosova u takon shqiptarëve”. Pikërisht, për këtë Hill ka thënë se shpreson që normalizimi i raporteve të arrihet në ndërkohë, në mënyrë që të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme për njerëzit e rëndomtë”.

Hill ka shtuar se vendet e Perëndimit po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina t’i përmbahen dialogut, të tentojnë të shmangen tensionet dhe që të krijohet hapësirë që të bise raportet normale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img