Fundjava është një kohë për mbledhje familjare dhe ushqime të përbashkëta, ndaj ju sugjerojmë që për drekën e së shtunës të në tryezën tuaj të keni qofte të shijshme në kajmak.
Janë të shumta revistat dhe rrjetet sociale ku shumica ndajnë recetat e pjatave të tyre të shijshme. Ne ju sugjerojmë të përgatisni këtë pjatë të shijshme.
Nevojiten këta përbërës:
300 g mish të grirë,
1 qepë,
2 thelpinj hudhre.
Për shtesë ju nevojiten:
patate
thërrime buke
Procesi i përgatitjes
Fillimisht grijmë imët një qepë të kuqe dhe e përziejmë me mishin e grirë, më pas i shtojmë hudhrat e grira. Masës së përftuar i hedhim perime, piper dhe piper të kuq, sipas dëshirës.
Nga masa e përftuar formoni toptha dhe sigurohuni që të kenë afërsisht të njëjtën madhësi. Më pas lërini topat në frigorifer për një orë. Pas një ore, topthat janë gati për skuqje në vaj në temperaturë mesatare.
Topthat e përfunduar i radhisim në një enë dhe më pas i hedhim disa lugë kajmak. Enën me qoftet dhe kremin e vendosim në furrë për të shkrirë kremin. Qoftet me kajmak mund të shërbehen me një pjatë anësore sipas dëshirës tuaj. Ju bëfshin mirë!