Site icon PrishtinaPress

Qofte me patëllxhan në salcë domatesh, me djathë të shkrirë brenda

Të lëngshme dhe të shijshme

Qoftet në salcë domatesh janë një vakt i preferuar për shumë njerëz. Por a e dini se qoftet nuk duhet të jenë gjithmonë me mish. Mund t’i bëni lehtësisht nga perimet, veçanërisht me patëllxhan.

Më poshtë ju sjellim recetën, provojeni, me siguri do t’ju pëlqejë.

Përbërësit:

• 1 patëllxhan
• 2 thelpinj hudhër
• 2 lugë vaj ulliri
• 1 vezë
• 50 gr djathë parmigiano
• 2 degë borzilok
• 60 g thërrime buke
• mozzarella ose djathë
• 1 filxhan salcë domate

Përgatitja:

Patëllxhanin priteni në formë kubesh. Zhvendosni në një tigan të madh me vaj ulliri dhe me thelpinj hudhre, hidhni kripë dhe fërgoni 10 minuta.

Kur të ftohen kubikët e patëllxhanit, përzieni me vezë, 1 degë të vogël borziloku, thërrmija buke dhe parmezan.

Merrni pak përzierje të patëllxhanit dhe rrafshoni në shuplakë të dorës. Vendosni një kubik mozzarella dhe në majë shtoni edhe pak përzierje patëllxhani. Sigurohuni që të jetë tërësisht i mbuluar djathi, dhe më pas e rrotullojmë masën në formë të një topi.

Ziejini topat e patëllxhanëve në zjarr mesatar me pak vaj ulliri për 5 – 6 minuta ose derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Ndërkohë zieni bashkë 1 degë borziloku, 1 thelb hudhre dhe salcën e domateve 10 minuta në zjarr mesatar.

Hiqeni borzilokun dhe hudhrën dhe vendosni pak salcë sipër çdo qofteje.

Exit mobile version