Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona
Përbërësit:
– 300 g mish të bluar;
– 3 lugë thërrmija buke;
– 1 qepë;
– 4 – 5 thelpinj hudhre;
– 2 vezë;
– 200 g ajkë të thartë;
– pak kaçkavall;
– pak spec të bluar;
– piper të bluar;
– 3 patate të mëdha;
– vaj.
Përgatitja:
Në mishin e bluar shtoni thërrmijat, qepën e grirë, hudhrën e grirë, 2 vezë, specin e bluar dhe piperin.
Të gjitha këto bashkoni. Bëni çoftë të vogla. Pataten zieni dhe priteni në rrathë.
Tepsinë lyeni me vaj dhe shtrini në fund të tepsisë patate si edhe anash. Radhisni qoftet ndërkaq midis se cilës vendosni një rreth patateje.
Tundini vezët dhe shtoni ajkën dhe bashkoni. Në çdo qofte qitni një lugë ajkë. Sipër kaçkavallin e grirë në rende.
Piqni në 220 gradë Celsius rreth 40 minuta derisa të skuqen mirë.
Ju bëftë mirë!