Site icon PrishtinaPress

QMK: Shpëtohen tre persona të cilët kishin humbur në malin Galiçica

Qendra për menaxhim me kriza ka njoftuar se dy meshkuj, shtetas të huaj dhe një grua që kanë humbur në malin Galiçicë janë shpëtuar sot me sukses thonë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Ohër.

“Në mënyrë të veçantë, në ora 16:19 përmes numrit të vetëm për thirrje emergjente 112 në QMK, është marrë njoftim për humbjen e dy meshkujve shtetas të huaj (njëri prej tyre me këmbë të lënduar) dhe një gruaje në Parkun Kombëtar “Galiçica”, në pjesët më të larta të malit. Dy burrat u gjetën në shtëpinë malore të N.P. “Galichitsa” në orën 17:30, ndërsa gruaja është gjetur në një vend më të largët në orën 17:50, njofton QMK.

Exit mobile version