Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike.
Kjo sepse kompanisë aktuale i ka skaduar kontrata sot.
Azemi tha se disa herë kanë punuar pa kontrata, mirëpo komuna nuk është përgjigjur për pagesa.
“Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi kompanisë aktuale sot i skadon kontrata dhe ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në qmf, por komuna asnjiher nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në qmf e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër ora 10:00 kryetari i Federatës do të vizitojë QKMF në Prishtinë”, shkroi Azemi.